Horrori në Dardani, familja e 28-vjeçares para varrimit fal gjakun

Aktuale

Horrori në Dardani, familja e 28-vjeçares para varrimit fal gjakun

Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:38
Viktima me burrin

Para pak minutash në varrezat e Dragodanit i është dhënë lamtumira e fundit e 28 vjeçares Remzije Kamberi-Krasniqi e cila ndërroi jetë në ngjarjen tragjike të së hënës në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Ajo u vra nga vjehrri i saj Hasan Krasniqi i cili vrau gjithashtu edhe gruan e tij Hysnije Krasniqin dhe në fund edhe veten.

Gjatë ceremonisë së varrimit familja Kamberi ia ka falur gjakun e familjes Krasniqi.

Dje ndërkaq është raportuar pse tre të vdekurit u vendos që të varrosen në vende të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat