Haradinaj për riatdhesimin e 110 personave nga Siria: Janë kthyer me vetëdëshirë

Aktuale

Haradinaj për riatdhesimin e 110 personave nga Siria: Janë kthyer me vetëdëshirë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:54
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për operacionin e kthimit të 110 qytetarëve nga Siria.

Ai ka treguar se çdo gjë është bërë në mbikëqyrjen e tij të plotë.

“Ky proces ka zgjatë qe gjashtë muaj, e kemi mbajt larg opinionit. Këta njerëz janë kthy me vetëdëshirë, askush nuk mund t’i merr dhunshëm. Askush s’ka hypur në aeroplan pa nënshkrim të tyre”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri ka falënderuar Amerikën për ndihmën e dhënë në këtë operacion.

“Na ka ndihmu Amerika. Faleminderit Departamentit të Shtetit Amerikan dhe institucionet e sigurisë të Amerikës dhe ambasadorin Kosnet që kanë qenë gjithë të përfshirë. Ja kanë bërë një shërbim të jashtëzakonshëm Kosovës”, tha Haradinaj.

“Është bërë një punë e shkëlqyeshme e institucioneve dhe mendoj se na u ka heq hija e zezë me gylenistët. Mbi gjashtë muaj punë dhe e kemi menaxhuar mirë dhe jemi vlerësuar nga gjithë partnerët”, ka deklaruar kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat