Kosnett: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin në Kosovë

Aktuale

Kosnett: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin në Kosovë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:25
Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett tha sot se kushtetuta dhe ligjet promovojnë të drejtat e barabarta.Ai tha se Kosova po hyn në dekadë e dytë pavarësisë dhe ka shumë punë për të bërë.

“Duke përqafuar drejtësinë me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, vendi siguron të ardhmen, ku askush nuk është mbi ligjin dhe askujt nuk iu mohohet e drejta”,  tha Ambasadori Kosnnet sot në diskutimin në “Forumin FOL Hapur”, e organizuar nga Lëvizja FOL.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përkrahin Kosovën.

“Çdo qytetarë si individ luan rol të promovimit dhe sundimin e ligjit, vendosja e demokracisë ishte rritje e hatashme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat