Veseli pret nxënës në Kuvend – i këndojnë ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Veseli pret nxënës në Kuvend – i këndojnë ushtrisë së Kosovës

Më: 25 prill 2019 Në ora: 12:04
Pamje nga vizita

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur sot ditën me një takim të veçantë duke pritur në kabinetin e tij fëmijë të institucionit parashkollor “Bardha” nga Prishtina.

Kryeparlamentari Veseli, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se gjatë takimit, fëmijët i kënduan ushtrisë së Kosovës.

“Një mëngjes i këndshëm me fëmijët e Kopshtit “Bardha” në Prishtinë. Dëgjoni sa ëmbël i këndojnë Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat