Hoti: Institucionet e Kosovës nuk kanë dakordim e as legjitimet për të përfaqësuar Kosovën në Berlin

Aktuale

Hoti: Institucionet e Kosovës nuk kanë dakordim e as legjitimet për të përfaqësuar Kosovën në Berlin

Nga: A.SH Më: 25 prill 2019 Në ora: 12:40
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, përmes një postimi në facebook ka shkuar se, Samiti në Berlin mund të jetë një mundësi e re për paqe, marrëveshje dhe procese të reja në rajon. Ky vullnet progresiv tashmë është shfaqur edhe nga Gjermania edhe nga Franca.

Mirëpo, kështu pa strategji dhe të përçarë, institucionet tona mund të kthehen duarthatë nga Berlini. Për rrjedhojë partnerët PAN-it do të vazhdojnë të akuzojnë njëri tjetrin, duke mos lënë anash nga akuzat e tyre edhe partnerët tanë të dëshmuar ndërkombëtarë, shkruan Hoti.

Postimi në facebook:

Për çështjen më të rëndësishme sot për vendin, dialogun me Serbinë, institucionet e Kosovës nuk kanë dakordim dhe as legjitimet për të përfaqësuar Kosovën në Berlin. Mospajtimet mbi heqjen e taksës e bëjnë këtë çështje edhe më të ndërlikuar.

Kështu, pa legjitimitet dhe pa dakordim për dialogun, si dhe me mosmarrëveshje për taksën, do të shkohet në Berlin, prej të cilit takim sikur të ishim unik mund të shpresonim për shumë përfitime.

Samiti në Berlin mund të jetë një mundësi e re për paqe, marrëveshje dhe procese të reja në rajon. Ky vullnet progresiv tashmë është shfaqur edhe nga Gjermania edhe nga Franca.

Mirëpo, kështu pa strategji dhe të përçarë, institucionet tona mund të kthehen duarthatë nga Berlini. Për rrjedhojë partnerët PAN-it do të vazhdojnë të akuzojnë njëri tjetrin, duke mos lënë anash nga akuzat e tyre edhe partnerët tanë të dëshmuar ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat