Vetëvendosje bën gati autobusët për protestën kundër Lumezit

Aktuale

Vetëvendosje bën gati autobusët për protestën kundër Lumezit

Më: 25 prill 2019 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Nesër duke filluar nga ora 11:55, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë protestë para zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Prishtinë, nën moton “Lepur Ik, Duam Republikë”. Protesta është thirrur për shkarkimin e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi.

Për këtë protestë, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë gati edhe autobusët për qytetarët e komunave të tjera. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar transport falas për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar.

Për orarin e nisjes së autobusëve, Qendrat e VV-së në Komunat Kryesore kanë njoftuar në faqet e tyre zyrtare të tyre.

Nisja nga parku i qytetit në Vushtrri, ora 10:30.

Nisja nga Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, në ora 10:00.

Nisja nga oborri i shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj, në ora 10:30.

Nisja nga ish- hoteli Adriatik në Mitrovicë, në ora 10:00. Nisja nga stacioni i autobusëve në Besianë, në ora 10:30. 

Nisja nga Mulliri I Haxhi Zekës në Pejë, në ora 09:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat