Malisheva nënshkruan memorandum mirëkuptimi me UNDP

Aktuale

Malisheva nënshkruan memorandum mirëkuptimi me UNDP

Më: 25 prill 2019 Në ora: 13:23
Pamje nga takimi

Komuna e Malishevës sot ka nënshkruar një tjetër memorandum mirëkuptimi me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), për realizimin e projekteve me interes të përbashkët.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në mes të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe përfaqësueses së përhershme të UNDP në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.

Bazuar në këtë marrëveshje, të dy palët kanë për qëllim të sigurojnë një kornizë të bashkëpunimit  dhe të lehtësojë këtë bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në qytetin e Malishevës, është duke u realizuar projekti i rregullimit të shtratit të përroskës në qytet, me qëllim të parandalimit të përmbytjeve që zakonisht shkakton kjo përroskë në kohën e shirave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat