Xhaferi në Kosovë, Haradinaj e pret në Kullën e Gllogjanit

Aktuale

Xhaferi në Kosovë, Haradinaj e pret në Kullën e Gllogjanit

Më: 25 prill 2019 Në ora: 14:38
Ramush Haradinaj, Talat Xhaferi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në kullën e familjes në Gllogjan, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me Xhaferin biseduan për zhvillimet në dy vendet.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

I nderuar ta mirëpres në Kullën e Hilmiut në Gllogjan, Talat Xhaferin, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Bisedë vëllazërore për zhvillimet në Kosovë dhe në shtetin fqinj, me fokus interesat e shqiptarëve.

Vlerat e idealit të lirisë, demokracisë dhe përparimit janë elemente të pandryshueshme të qenësisë sonë kombëtare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat