Limaj: Regjimi i Serbisë nuk është i interesuar për integrimin e serbëve në Kosovë - Bota Sot
Limaj: Regjimi i Serbisë nuk është i interesuar për integrimin e serbëve në Kosovë

Aktuale

Limaj: Regjimi i Serbisë nuk është i interesuar për integrimin e serbëve në Kosovë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:43
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar lidhur me ndalimin e Sërgjan Jovanoviqit, anëtar i Partisë Liberale Serbe dhe zyrtar i Qeverisë së Kosovës, nga ana e institucioneve të sigurisë së Serbisë.

Ai në Facebook ka shkruar se kjo është dëshmi, “se regjimi i Serbisë nuk është i interesuar për integrimin e serbëve në Kosovë”.

” Përmes këtij presioni dhe shantazhi ata po i frikësojnë qytetarët serbë për të marrë përgjegjësi në institucionet e Kosovës. Ne presim nga Bashkimi Evropian që të mos tolerojë sjellje të tilla, posaçërisht të një vendi i cili e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...