O’Connell: Politikanët e komandantët dërgojnë lista për punësim

Aktuale

O’Connell: Politikanët e komandantët dërgojnë lista për punësim

Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:45
Ruairi O’Connell

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, që ka për qëllim ngritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies publike të OShP-së.

Me rastin e nënshkrimit është potencuar nevoja që OShP të ketë pavarësi në punën e saj, në mënyrë që të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe pa ndikime nga jashtë.

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, ka thënë se prokurimi publik gjithmonë ka qenë problematik në Kosovë, derisa ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që ky institucion të ketë pavarësi të plotë.

Ambasadori ka thënë se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi që fillon sot dhe që do të ofrojnë mbështetje teknike në tri fusha, siç janë, përmirësimi i cilësisë të konsistencës së vendimeve, përmirësimi e strukturës organizative të OShP-së me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe ngritja e nivelit të bashkëpunimit të OShP-së me institucionet tjera të prokurimit publik.

O’Connell: Prokurimi publik në Kosovë ka qenë problematik

"Nuk është sekret që Prokurimi Publik në Kosovë ka qenë problematik, jo tash, jo disa muaj më herët por gjithmonë ka qenë problematik. Është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe për partnerët tuaj që prokurimi publik të ndreqet. 40 deri në 60 përqind e tatimeve prej tatimpaguesve të Kosovës  shpenzohen sipas prokurimit publik, do të thotë që nëse ky sistem nuk funksionon nuk ka shancë që këto tatime të përdoren siç duhet, nuk ka shancë që qytetarët e Kosovës do të kenë qasje në shërbimet që i meritojnë dhe nuk ka shancë që do të ketë demokraci të shëndoshë në Kosovë, sepse krejt kjo masë e tatimeve do të keqpërdoret për arsye politike. Ne e kuptojmë shumë mirë sa e vështirë dhe e ndjeshme është detyra e OShP-së dhe sa i keni vështirësitë. Në të kaluarën OShP ka pasur probleme, duhet të pranojmë të vërteten, ka pasur probleme me profesionalizmin, ka pasur probleme me vendime që në një rast ve ndoset në një mënyrë, rastin tjetër në mënyrën plotësisht ndryshe, mund të supozojmë që kjo është jo kompetente, por gjithashtu mund të ketë ndikim politik në organ”, tha ambasadori O’Conell.

Ai tha se shpreson që me fillimin e bashkëpunimin mund të ketë pak shpresë në këtë fushë.

O’Conell ka përgëzuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që ka marrë vendim për të përdorur memorandumin për të rekrutuar dy anëtarët e bordit të OShP-së.

Sipas tij, ky është një hap i mirëseardhur, pasi sipas tij OShP është një institucion shumë i rëndësishëm në Kosovë dhe duhet të ketë në bord dhe në staf njerëz në bazë të meritës pas proceseve transparente duke mos krijuar borxhe, favore askujt. Po ashtu, ai tha se duhet të jenë njerëz që mund të kryejnë meritor dhe që e kryejnë punën në mënyrë adekuate jo të tillë që vijnë në pozita në bazë të interesave të individëve apo grupacioneve.

O’Conell: Rekrutimi mbetet problematik në Kosovë

“Rekrutimi mbetet problematik në Kosovë, ne kemi pasur disa suksese me projektet, por disa nuk mund të them më shumë sesa gishtat e duarve, por çdo ditë kur shpallen vende pune në një institucion ose në një tjetër, në spital, fakultet, drejtori ka me marrë telefonatën prej dikujt, një politikani, nga një i ashtuquajtur komandant me listën e emrave. Ne krejt e dimë dhe kjo është recetë për dështim shtetëror. Pra, vendimi i Qeverisë për të përdorur projektin e rekrutimit është i mirëseardhur dhe shpresojmë që do të kemi njerëz bë bordin e OShP në bazë të meritës, sepse shumë është e rëndësishme”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i OShP-së Blerim Dina, ka thënë se kanë nevojë për më shumë pavarësi në OShP, në mënyrë që të ushtrojnë kompetencat dhe përgjegjësitë në mënyrë të pavarur.

Dina: OShP ka nevojë për më shumë pavarësi në punën e saj

“Bashkëpunimi reciprok dhe mbështetja që OShP do ta pranojë nga Qeveria britanike do të zyrtarizohet përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit që për qëllim primar ka përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetin e punës së OShP-së duke ngritur në të njëjtën kohë transparencën dhe llogaridhënien e këtij institucioni në raport me publikun. Unë sot do t’iu kursejë nga fjalët lidhur me funksionin dhe të arriturat e OShP-së, por ne besojmë dhe jemi të vetëdijshëm se OShP ka hapësirë dhe mundësi për të përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin e punës, kërkesë kjo shumë legjitime e publikut dhe e faktorit ndërkombëtarë. Në këtë drejtim iu siguroj që jemi me shumë përkushtim dhe seriozitet. Sikurse herëve të tjera, edhe sot ritheksoi nevojën për më shumë pavarësi në punën e OShP-së, që OShP t’i ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe pa ndikime dhe ndërhyrje nga jash të”, u shpreh ai.

Ai u shpreh i bindur se me mbështetjen e ofruar nga Mbretëria e Bashkuar, por edhe institucione të tjera, do të arrijnë që të tejkalojnë këto sfida me qëllim të përmirësimit të punës së OShP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat