Kryeministri e propozoi për negociator në dialog, përgjigjet Ardian Gjini

Aktuale

Kryeministri e propozoi për negociator në dialog, përgjigjet Ardian Gjini

Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:22
Ardian Gjini

Mbrëmë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se në Ekipin negociator për bisedimet e Kosovës me Serbinë nga radhët e AAK’së do të ishte mirë të shkonte Ardian Gjini. Ky i fundit e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e e këtyre bisedimeve, por ende nuk është zyrtarizuar pjesëmarrja e tij

Deri më tani, partia e kryeministrit Haradinaj kishte përfaqësues në bisedime Avni Arifin, i cili tashmë është zgjedhur Ambasador i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara

E në vend të Arifit, Haradinaj mendon se duhet të jetë nënkryetari i AAK’së dhe njëherësh kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini. Sipas tij, Gjini ka përvojën e duhur për të qenë pjesë e ekipit negociator.

Ndërkaq Gjini thotë se Haradinaj i Gjini thotë se është i gatshëm ta respektojë vendimin e Haradinajt, për pjesëmarrjen e tij në negociatat e Kosovës me Serbinë.

“Kryeministri ma ka përmend edhe më herët, është vendim i tij dhe unë i kam tregu që jam i gatshëm”, thotë Gjini.

Ndërkaq ai thotë se ende nuk dihet çka mund të ndodhë në bisedime, pasi janë të përfshirë shumë akterë dhe kjo bën që të ketë shumë zhvillime, por ka theksuar se Kosova ka mbështetjen e SHBA’ve, Gjermanisë dhe Bashkimit Europian.

“Nuk mund ta dimë çka do të ndodhë gjatë gjithë kohës, sepse për shkak se ka mundësi të ngjarjeve të ndryshme por një gjë është e sigurt se bisedimet do të ndodhin, brenda këtij viti do të fillojnë dhe do të shohim. Është e qartë se kemi edhe akterë ndërkombëtarë të involvuar, tepër të rëndësishëm, Shtetet t Bashkuara, Gjermania, Unioni Europian, dhe kur ka shumë akterë atëherë varen shumë zhvillime”, thotë Gjini

Përfshirja e Gjinit në negociata nuk është bërë ende zyrtare, ndërkaq ai thotë se zyra e kryeministrit do të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme për ta përfunduar këtë proces.

Gjini ka shtuar se ai do t’i përfaqësojë qëndrimet e partisë së tij dhe kryeministrit, për të cilin thotë se e mbështetë në qëndrimet e tij.

“Ekzistojnë disa formate përfaqësimi i ekipit negociues është përfaqësim i partive politike edhe i mendimeve që shumica i kemi të ngjashme, përpos teknikave të punës që janë diçka tjetër. Do t’i përfaqësoj qëndrimet e kryeministrit dhe AAK’së, besoj që kryeministri ka tepër të drejtë, është shumë i saktë në qëndrimet e tij dhe unë besoj njëjtë. Do të jem pjesë e ekipit, do të punojmë si ekip me siguri”, ka shtuar Gjini.

Një platformë e votuar në Kuvend e ka bërë Kosovën me ekip negociator në dialogun me Serbinë, duke e bërë Shpend Ahmetin dhe Fatrmir Limajn – formalisht – bashkëkryesues të bisedimeve.

Përveç Ahmetit dhe Limajt, pjesë e delegacionit janë përfaqësues të secilës parti në koalicionin qeveritar; zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli dhe Dardan Gashi, dy vendet që i ishin rezervuar LDK’së dhe Vetëvendosjes i mbajnë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani, të dy nga PSD’ja.

Presidenti Thaci, që de fakto zhvillon bisedimet me Aleksandër Vuçiqin, nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Federica Mogherinin, në këtë ekip ka futur këshilltarin e tij, Blerim Shalën.

Platforma e Dialogut parasheh që në ekip të negociatave me Serbinë të zgjedhën edhe dy përfaqësues të shoqërisë civile. Edhe më tutje këto vende qëndrojnë të zbrazura.

Ndërsa ekipi negociator, deri më tash, të vetmen punë që ka kryer është punësimi i familjarëve brenda ekipit të dialogut, në atë të ashtuquajturën Zyrën e Koordinatorit Administrativ.

Vetëm në takimin e parë të këtij delegacioni, në fillim të janarit, ata patën rastin të takohen me Mogherinin, ndërsa herë tjera janë takuar me zyrtarë të ulët në Bruksel. Herën e fundit Ahmeti e Limaj u priten nga një këshilltar i Përfaqësueses së Lartë. Dialogu me Serbinë është bllokuar që nga nëntori kur kryeministri Ramush Haradinaj vendosi taksë ndaj produkteve serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat