Kërkohet qasje e barabartë për gjithë qytetarët në drejtën pronësore

Aktuale

Kërkohet qasje e barabartë për gjithë qytetarët në drejtën pronësore

Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:33
Abelard Tahiri

Komiteti Drejtues i Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore (SKDP), ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është vendosur që zbatimi i kësaj strategjie të vazhdojë në mënyrë që të krijohen lehtësira për gjithë qytetarët në prona, e në veçanti tek gratë në trashëgimi pronësore.

Kurse iu bë thirrje institucioneve të Kosovës që përveç në aspektin e legjislacionit të ketë rezultate konkrete në qasje të barabartë në prona.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, para gazetarëve tha se ky ka qenë takimi i fundit i këtij komiteti që përmbyll një punë prej 5 vjeçare  për implementimin e planit që del nga kjo strategji për të drejtat pronësore.

Ai u shpreh se kanë arritur që të miratojnë me sukses 16 ligjet që lidhen direkt me të drejtat pronësore dhe se me anë të kësaj mundëson fuqizimin e rolit të gruas në trashëgimi.

Tahiri: Sot kemi arritur me krijuar një situatë që e fuqizon gruan në trashëgimi

“Gjatë tërë kësaj periudhe, Republika e Kosovës nga obligimet e saja për ndryshimin e 18 ligjeve, mund të them që kemi arritur me përmbyll me sukses miratimin e 16 ligjeve që ndërlidhen direkt me të drejtat pronësore. Pra kjo është një agjendë e rëndësishme e jona si institucione së bashku me ndihmën e partnerëve tanë strategjik e cila padyshim mundëson fuqizimin e rolit të gruas në trashëgimi. Një fenomen ky që jo pak që jemi ballafaquar në të kaluarën dhe në statistikat që kemi në vitin 2018 se në çfarë numra të vogla trashëgon pronë gruaja në Republikën e Kosovës. Ndryshimet që i kemi bërë si institucione, si Qeveri dhe në fund me miratimin dhe përkrahjen e Kuvendit sot kemi arritur me krijuar një situatë që e fuqizon gruan në trashëgimi. Kjo një agjendë mjaft e rëndësishme e jona në fuqizimin e gruas në shoqërinë tonë kosovare. Çështje tjetër shumë e rëndësishme ka qenë miratimi i ligjeve që ndë rlidhen me profesione të lira, me noteri, përmbarues, ndërmjetësim dhe porcedur jo kontestimore”, tha ministri Tahiri.

Përkundër këtyre rezultateve, drejtoresha e Misionit të USAID-it, Lisa Magno u shpreh se miratimi i kësaj strategjie dhe ligjeve nuk iu garanton qytetarëve rezultate. Për këtë ajo kërkoi veprime konkrete të institucioneve që gjithë qytetarët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në të drejtën pronësore.

Drejtoresha e USAID-it, gjithashtu u bëri thirrje këtij komiteti që të mbështesin Ligjin për Kadastrin në mënyrë që ky i fundit të kaloj pa asnjë pengesë në Kuvendin e Kosovës.

Mango: Qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të barabarta në drejtën pronësore

“Strategjia në vet vete nuk prodhon rezultate, as ligjet vetvetiu pa marr parasysh sa të përkryera janë ato. Nuk i përmirësojnë jetën e njerëzve. Përkushtimi juaj duhet të jetë me hapa konkret....04:36 qasja në të drejtat pronësore është e sigurt sidomos për gratë dhe komunitetet tjera si të kthyerit e kështu me radhë. Duhet qytetarët e Kosovës qasje të barabartë në të drejta pronësore dhe vetëm në këtë mënyrë komisioni juaj do t’i mundësoj një shumice të madhe të bëjnë pjesë në ekonomin kosovare. Ne e dimë që një pjesë e madhe e pronës në Kosovë, nuk përdoret në mënyrë produktive dhe kjo paraqet një mundësi të humbur dhe po ashtu i dekurajon ata që janë të interesuar për të investuar. Unë kërkoj nga komisioni që të mbështes Ligjin për Kadastrin dhe të siguroj që ky ligj do të kaloj në Kuvendin e Kosovës pa pengesë. Qytetarët, bizneset dhe investitorët mbështeten tek ju që t’i krijoni kusht et e duhura”, u shpreh drejtoresha e USAID-it Lisa Magno.

Ky komitet është formuar para pesë viteve që ka pasur për qëllim përmirësimin e hartimit të politikave në fushën e të drejtave pronësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat