Deputeti i VV-së tregon cilët serbë po i përndjek Vuçiqi si fashistët

Aktuale

Deputeti i VV-së tregon cilët serbë po i përndjek Vuçiqi si fashistët

Nga: A.ZH Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:58
Aleksandar Vuçiq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, ka reaguar pas ndalimit të Srdjan Jovanovic, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe.

Deputeti i VV-së ka thënë se është shqetësues lajmi për ndalimin e qytetarëve të Kosovës nga shërbimet e sigurisë serbe.

Sveçla ka akuzuar koalicionin PAN se po i shërben kërkesave dhe ultimatumeve të Listës serbe, e cila sipas tij me Vuçiqin, po lufton shtetësinë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të çlirohen nga ndikimet kriminale të kujdoqoftë.

Reagimi i plotë i deputetit të VV-së:

Vuçiqi përndjek si fashistët, serbët e Kosovës që s'pajtohen me politikën e trashëguar shoviniste

Me shqetësim të madh po marrim lajmet për ndalimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të kombësisë serbe, nga shërbimet e sigurisë së Serbisë vetëm e vetëm për shkak të lojalitetit të tyre ndaj Kosovës si shtet i pavarur. Zyrtarët e Partisë Liberale Serbe si përfaqëues të zërit opozitar ndaj organizimeve parapolitike të Beogradit zyrtar në Kosovë, si Lista Serbe në vazhdimësi është vën nën shenjestër të represionit të policisë serbe dhe shërbimit secret serb BIA.

Është me të vërtetë për keqardhje se si koalicioni PAN e sheh egzitencën e vet vetëm duke i shërbyer kërkesave, praktikisht ultimatumeve të Listës Serbe e cila në mënyrë aktive dhe të organizuar lufton shtetësinë e Kosovës. Kjo është në linjë me veprimet e Serbisë së Vuçiqit që në çdo mënyrë e metodë po lufton çfarëdo zëri opozitar përfaqësues të qytetarëve serbë të Kosovës. Fshehtas vrasin, rrahin apo sulmojnë pronat natën dhe zyrtarisht arrestojnë në kalimet kufitare ditën.

Veprimet e këtilla të Serbisë vetëm se konfirmojnë atë çfarë Lëvizja Vetëvendosje ka thënë në vazhdimësi se toleranca ndaj veprimeve destruktive të Serbisë në Kosovë vetëm sa do të pamundësojnë integrimin e qytetarëve serbë dhe do t’i inkurajojë atë edhe më tutje në pretendimet territoriale të saj kundrejt Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat