Zogaj për deputetin e AAK-së që pi 50 kafe në ditë: Nuk shqetësohem për këtë frymor, por…

Aktuale

Zogaj për deputetin e AAK-së që pi 50 kafe në ditë: Nuk shqetësohem për këtë frymor, por…

Nga: A.ZH Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:38
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka deklaruar së fundmi se ai pin 50 kafe gjatë një dite. Madje, në një video të publikuar, ai shihet duke nisur mëngjesin me 10 kafe.

E Petrit Zogaj nga shoqëria civile ka reaguar për këtë, duke e quajtur deputetin e AAK-së “frymor”.

Zogaj ka thënë se shqetësohet për njerëzit që e kanë votuar Berishën si deputet, përcjell Bota sot.

“Nuk shqetësohem për këtë frymor, anipse i menaxhon taksat tona, por brengosem për njerëzit që e kanë votuar këtë, pra mendimi e besimi i tyre që kanë vendos me ja rrumbullaksu emrin në fletëvotim”, ka shkruar në një postim në Facebook Petrit Zogaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat