Shqipëria i goditi caqet serbe në Koshare me tanke dhe topa të mëdhenj - Bota Sot
Shqipëria i goditi caqet serbe në Koshare me tanke dhe topa të mëdhenj

Aktuale

Shqipëria i goditi caqet serbe në Koshare me tanke dhe topa të mëdhenj

Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:45
Tanke

Për luftën në Koshare është folur shumë gjatë këtyre ditëve.

Megjithatë, duke u munduar të heroizohen individë, u thanë shumë gjysmë të vërteta.

Ajo që nuk u tha nga askush ishte se luftën në Koshare nuk e bënë vetëm ushtarët e UÇK-së, por edhe topat dhe tanket e ushtrisë së Shqipërisë.

Ballkani.info ka siguruar një dokument ekskluziv të ushtrisë serbe, të klasifikuar si “Tepër Sekret – Urgjent”, i cili mban datën 23 prill 1999, të nënshkruar nga gjenerali serb Nebojsha Pavkoviq, drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të ish Armatës Jugosllave, ku ndër të tjera raporton se në Koshare janë goditur caqet serbe edhe nga topa të kalibrit të madh dhe nga tri tanke të Shqipërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...