"Në Samitin e Berlinit do të jepen afate – edhe për dialogun"

Aktuale

"Në Samitin e Berlinit do të jepen afate – edhe për dialogun"

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:14
Gjermania

Juristi Vigan Qorolli, ka thënë se në Samitin e Berlinit nuk do të flitet veç për Kosovën, por për tërë Ballkanin Perëndimor.

“E njëjta ka ndodhur në vitin e kaluar në Londër, tash do të ndodhë në Berlin. Ballkanit Perëndimor do t’i jepen afate që të ndodhë demokratizimi i shteteve të mbetura jashtë Bashkimit Evropian”, ka thënë Qorolli në Zona e Debatit.

“Lodhja e BE-së vërehet gjithandej për shkak të problemeve të brendshme që kanë lidhur me Britaninë e Madhe dhe Brexit Këtu besoj se pritja kryesore që duhet të bëhet është afatizimi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Deklarata e përbashkët e Angela Mergel dhe Emmanuel Macron me shefat e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të jetë me disa afate”.

Qorolli ka thënë se në këtë samit, Merkel pritet ta vë të zezën mbi të bardhën për çështjen e kufirit Kosovë-Serbi.

“Nuk do të ketë prekje të kufijve. Merkel ka qenë e prerë dhe Macron duket se është në vagon me të”.

“Kjo javë ka shënuar gjashtëvjetorin e marrëveshjes së parë në mes të Kosovë dhe Serbisë. Për gjashtë vjet shumë marrëveshje janë arrit dhe shumë pak janë implementuar. Arritja e paqes përfundimtare duket se është larg”

Sipas Qorollit, Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez, Macron nuk pritet që të bëjnë presion ndaj pesë vendeve anëtare të BE-së që s’e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat