Ferid Agani tregon pse u dënua

Aktuale

Ferid Agani tregon pse u dënua

Më: 25 prill 2019 Në ora: 23:38
Ferid Agani

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dy ditë më parë është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në rastin e njohur si “Stenta 1”. Për këtë rast ish-ministri Agani është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ish-ministri Ferid Agani, ka folur për dënimin që i është dhënë.

Ai ka thënë se është befasuar me vendimin që e ka marrë Gjykata. Agani ka thënë se vendimin për dënimin e tij është politik.

“Unë mendoj se ky vendim i gjykatës është me prapavijë politike. Mund të them lirisht se jam dënuar vetëm se pse e mbroja ligjin”  

“Unë kam qenë i bindur se gjykata do ta merr një vendim meritor. Pra, kam pritur që vendimi të jetë në atë të tregohet pafajësia ime. Neve na ka befasuar ky vendim dhe nuk e kam pritur këtë”, ka thënë Agani.

Ai ka thënë se është gjykuar e akuzuar edhe për kohën sa nuk ka qenë fare ministër.

“Unë jam akuzuar edhe për gati një vit, ku s’kam qenë fare ministër. Ky vendim është absurdë”.

Agani thënë se kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për të dhënë shembull.

“Pra tri viteve kur është ngritur aktakuza unë kam dhënë dorëheqjeje nga detyra e ministrit. Ky veprimi i imi ka qenë për të dhënë shembull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat