Serbia maltretoi shtatë zyrtarë të Kosovës, BE-ja kërkon sqarime

Aktuale

Serbia maltretoi shtatë zyrtarë të Kosovës, BE-ja kërkon sqarime

Më: 26 prill 2019 Në ora: 09:26
Ilustrim

Këshilltari për komunitete i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Srdjan Jovanoviq, njëherësh anëtar i Partisë Liberale Serbe të Kosovës, është ndaluar dje nga Policia e Serbisë te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë.

Jovanoviq nuk është rasti i vetëm që përballet me presionet e Policisë së Serbisë, përkatësisht nga Shërbimi i Inteligjencës Serbe (BIA), por për një periudhë më të shkurtër se njëvjeçare ajo ka ndaluar dhe ka intervistuar shtatë zyrtarë të institucioneve të Kosovës, kryesisht përfaqësues të Partisë Liberale Serbe të deputetit Sllobodan Petroviq.

Edhe Petroviqin muaj më parë e kishte ndaluar Policia e Serbisë, njësoj siç kishte vepruar me Boban Stankoviqin, zëvendësministrin e Kulturës së Kosovës, Nebojsha Jakovljeviqin, këshilltar në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale të Kosovës, Srecko Spasiqin, ish-kryetarin e Komunës së Kllokotit dhe dy pjesëtarët serbë të Ushtrisë së Kosovës, Alen dhe Anel Ujkanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat