Paralajmëron Haradinaj para protestës: Ekziston një rrezik nga Vetëvendosje

Aktuale

Paralajmëron Haradinaj para protestës: Ekziston një rrezik nga Vetëvendosje

Më: 26 prill 2019 Në ora: 10:15
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ekziston një rrezik nga protesta e sotme e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër Prokurorisë së Shtetit dhe Kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë të premten, Haradinaj ka deklaruar se protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Lumezit do të thotë ndërhyrje në gjyqësor.

“Ekziston një rrezik kur një parti politike proteston kundër një prokurori. Kjo mund të kalojë në dimensione tjera, gati ndërhyrje ose presion në gjyqësor”, ka deklaruar Haradinaj.

“Unë i kam bërë thirrje dje Lëvizjes Vetëvendosje që janë parti parlamentare dhe që duhet t’i shterojnë mjetet e tjera për të kundërshtuar Prokurorinë e Shtetit”.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë kundër Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, të premten me fillim nga ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat