Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj rreth protestës së sotme kundër Kryeprokurorit të Shtetit.
Ajo e ka thënë se kryeministrit më së shumti i përshtatet mosveprimi i prokurorisë.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, se po protestojnë deri sa ta largojnë “PANhajninë” dhe ata që po qëndrojnë të heshtur karshi kriminelëve.
Postimi i plotë:
Çfarë absurditeti, hipokrizie, e paftyrësie. Kryeministri Haradinaj paska thënë që protesta e sotme është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
Në fakt është ky kryeministër, që në mënyrë flagrante ndërhyri në punën e prokurorisë kur kërkonte llogari dhe i jepte afat ish prokurorit Blakaj lidhur me lëndën e veteranëve mashtrues madje edhe e kërcënoi atë.
Kryeministrit Haradinaj më së shumti i përshtatet mosveprimi i prokurorisë andaj ne do të protestojmë deri sa ta largojmë PANhajninë dhe ata që po qëndrojnë të heshtur karshi kriminelëve dhe të korruptuarve.
Sot 5n'12!