Hahn: Qëllimi kryesor i takimit të Berlinit, heqja e taksës ndaj Serbisë - Bota Sot
Hahn: Qëllimi kryesor i takimit të Berlinit, heqja e taksës ndaj Serbisë

Aktuale

Hahn: Qëllimi kryesor i takimit të Berlinit, heqja e taksës ndaj Serbisë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:15
Johanes Hahn

Qëllimi kryesor i takimit të Berlinit, në radhë të parë është heqja e bllokadës në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

Kështu tha në një intervistë për agjencinë gjermane te lajmeve DPA, Komesioneri i BE-së për Zgjerim dhe fqinjësi Johanes Hahn, duke aluduar në taksën e vendosur ndaj mallrave serbe.

Ai theksoi se tashmë është plotësisht e qartë se zgjidhja përfundimtare duhet të gjindet nga vetë Kosova dhe Serbia.

Një zgjidhje e imponuar nga jashtë nuk mund të funksionojë tha Hahn për DPA-në. Ai ka lavdëraur Parisin dhe Berlinin për organizmimin e këtij takimi, që sipas Hahnit dëshmon kthimin e interesimit për rajonin ballakanik.

Hahn ka theksuar se integrimi i BallkanIT perëndimor në BE, është priorittet i të gjitha vendeve të BE-së.

Ky sinjal do të përçohet edhe në takimin e Berlinit. Zgjidhja e problemit të Kosovës si dhe stabiliteti e përparimi në vendet tjera të rajonit do të bëhet vetëm nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian dalin me qëndrime unike dhe bindje të plotë për anëtarësimin e Ballkanit në BE.

Sipas Hanh, marrëveshja historike e Maqedonsië së veriut me Greqinë për çështjen e emrit duhet të shërbejë si udhërrëfim për gjithë rajonin. Ai është shprehur optimist se edhe Shqipëria ka bërë përparime të shumta dhe bashkë me Maqedoninë në fund të majit, do të marrin lajmin për hapjene negociatave.

Persektiva evropianë për të gjitha vendet e Ballkanit, së fundi është konfirmuar edhe vitin e kaluar në Samitin e Sofjes. Një vonesë e procesve integruese për vendet e Ballkanit perëndimor, do të kishte pasoja dramaktike për rajonin.

Kjo do të humbte motivin e këtyre vendeve për reforma, si dhe për zgjidhjen e konflikti mes Kosovës dhe Serbisë, thotë Hahn mes tjerash në intervsitën e tij për DPA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...