Milazim Krasniqi: Burka është veshje paraislame e shkretëtirës, nuk ka vend në publik - Bota Sot
Milazim Krasniqi: Burka është veshje paraislame e shkretëtirës, nuk ka vend në publik

Aktuale

Milazim Krasniqi: Burka është veshje paraislame e shkretëtirës, nuk ka vend në publik

Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:35
Milazim Krasniqi

Publicisti Milazim Krasniqi thotë se burka është një veshje paraislame e banorëve të shkretëtirës dhe si e tillë, sot nuk ka vend në publik.

Krasniqi ka folur për të kthyerit nga Siria, duke thënë se ‘janë viktima të fanatikëve’.

“Burka ka të bëjë me veshjen paraislame të banorëve të shkretëtirës, si pjesë e mbrojtjes nga stuhia ranore. Pra, faktikisht nuk ka të bëjë me islamin po me njerëz që jetojnë në ato hapësira dhe në kushte ekstreme të motit. Fatkeqësisht, ia kanë ndajmbathur fesë, por nuk është pjesë e saj. Forca me prirje primitive pariarkale e maskuliniste, pa vokacion të sinqertë në islam e pa njohuri të vërteta për Islamin, e kanë adoptuar si gjoja pjesë e veshjes në Islam, duke i shkaktuar dëm fesë, me atë formë skllavërimi kulturor të femrës. Sigurisht që ka edhe sot jo pak kuazidijetarë që tentojnë ta paraqesin si pjesë e veshjes në Islam, por ata spekulojnë, mashtrojnë. Pasojë e mashtrimeve të atyre rrymave dogmatike është edhe gjithë ajo tragjedi e luftërave vëllavrasëse në Siri, në Irak, në Jemen e gjetkë në vendet arabe. Pra, duhet të thuhet qartë se burka nuk ka të bëjë as me islamin tradicional e as me Islamin në përgjithësi”, ka thënë Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...