Anton Quni, Thaçit: Qasja e juaj më shumë po e dëmton sigurinë nacionale

Aktuale

Anton Quni, Thaçit: Qasja e juaj më shumë po e dëmton sigurinë nacionale

Nga: A.M. Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:02
Thaçi në Komisioni Hetimor të dëbimit të gjashtë shtetasve turq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e  dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.

Lidhur me këtë çështje, deputeti i LDK-së, Anton Quni i është drejtuar presidentit duke e pyetur a jeni i gatshëm me raportu.

Ndërsa, Quni ka thënë se nuk është i gatshëm t`i përgjigjet pyetjeve.

“Ju nuk jeni të gatshëm të përgjigjeni në pyetjet tona. E konsideroj veten shumë më ekspert se ai eksperti”, ka thënë Quni.

Kurse, Thaçi ka deklaruar se kjo është e drejtë e imja dhe shqetësim o imi. Presidenti ka insistuar që eksperti ndërkombëtar i angazhuar a e ka pasur aprovimin e ndonjë zyre ligjore të Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat