Fort Dodge dhuron pajisje sportive për shkollat e Gjakovës - Bota Sot
Fort Dodge dhuron pajisje sportive për shkollat e Gjakovës

Aktuale

Fort Dodge dhuron pajisje sportive për shkollat e Gjakovës

Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:17
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka pritur në takim një delegacion nga Fort Dodge, qytet me të cilin Gjakova është e binjakëzuar kohë më parë.

Në kuadër të kësaj miqësie, disa nga shkollat e Gjakovës sot kanë pranuar pajisje sportive të cilat sipas Rusty Buchanan, zv.president i Unionit Atletik të Amerikës, tha që do të shërbejnë jo vetëm për të zhvilluar sportin por për të punuar në ekip, në bashkëpunime të cilat në fushë kthehen në fitore.

Ndërsa kryetari Gjini ka falënderuar delegacionin nga Ioëa dhe u shpreh që ky donacion nuk është vetëm material, por mbi të gjitha është një lidhje që vazhdon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Këto pajisje sportive që i pranuam sot do të ndikojnë që edhe talenti ynë i fshehtë për sport të del në sipërfaqe”, u shpreh në fund kryetari Gjini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...