Thaçi, Kurteshit: Të kam refuzu me ardhë në parti kur ke qenë anëtar i SHIK-ut

Aktuale

Thaçi, Kurteshit: Të kam refuzu me ardhë në parti kur ke qenë anëtar i SHIK-ut

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:41
Pamje nga raportimi i Thaçit para Komisionit

(E plotësuar) - Debati në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sami Kurteshit ka vazhduar në komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars të vitit që shkoi.

Me të filluar vazhdimi i mbledhjes së komisionit, nisi debati ku Hashim Thaçi i tha Kurteshit se e dinë si e ka refuzuar ta merr në parti kur ka qenë anëtar i SHIK-ut.

Këtu reragoi Kurteshi, duke thënë se këto janë shpifje.

“Këto janë shpifjet më të poshtra që i bën një njeri me emrin Hashim Thaçi, këto janë fore të killavta të tyre”, tha ai.

Thaçi-Kurteshit: Mu ke lutë si zvarranik kur je bë Avokat i Popullit

Image

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci po vazhdon intervistimin nga deputetët anëtarë, të komisionit hetimor parlamentar për rastin e shtetasve turq.

Në këtë komision po vazhdojnë përplasjet në mes të presidentit dhe deputetëve e në veçanti me deputetin e Vetëvendosjes Sami Kurteshi.

Presidenti po ka dyshime në vlerësimin e ekspertit ndërkombëtar pasi që sipas tij është mik i Kurteshit.

Deputeti i VV-së ka hedhur shumë akuza ndaj Thacit ndërsa ky i fundit i ka rikujtuar diqka.

"Mu ke lut si zvarranik në zyrë", i tha presidenti, Kurteshit, duke ia përmendur kohën kur është zgjedhur Avokat i Popullit.

Thaçi, Kurteshit: Të kam refuzu me ardhë në parti kur ke qenë anëtar i SHIK-ut

Image

Me të filluar për herë të dytë punën Komisioni për Hetimin e Deportimit të gjashtë shtetasve turq, ka pasur përplasje të ashpra mes presidentit dhe anëtarëve të Komisionit.

Presidenti Thaçi ka thënë se eksperti ndërkombëtar i angazhuar në këtë Komision  është mik i deputetit Sami Kurteshi.

I shpejtë ka qenë reagimi i Kurteshit i cili ka thënë se këto janë shpifje të llojit të vet.

Mirëpo pas krijimit të një situate të paqartë, Thaçi ka thënë se deputetin Kurteshi e ka refuzuar t’i bashkohet PDK-së kur ka qenë pjesë e SHIK-ut.

“Të kam refuzu me ardhë në parti kur ke qenë anëtar i SHIK-ut”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat