Thaçi: Eksperti ndërkombëtar, ‘spiun’ në shtetet që s’e kanë njohur Kosovën

Aktuale

Thaçi: Eksperti ndërkombëtar, ‘spiun’ në shtetet që s’e kanë njohur Kosovën

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:50
Foto nga takimi

Sipas Thaçit, Komisioni ka bërë shkelje ligjore me emërimin e ekspertit ndërkombëtar në lidhje me këtë rast.

Madje sipas tij, eksperti ndërkombëtar është këshilltar i deputetit Sami Kurteshi.

“Pika 5 e nenit 21 thotë se ekspertët japin ekspertizën duke u bazuar në profesionalizëm. Zoti Sami më herët e konfirmoi se eksperti është këshilltar i tij. Pra nuk është jo politik. Ai pra thotë se eksperti është i anshëm, dhe ju keni bërë shkelje ligjore dhe parlamenti  duhet të formojë një ekip tjetër hetues për me i hetu shkeljet që i keni bërë ju”, ka thënë ai.

Madje sipas presidentit, ky ekspert ndërkombëtar ka bartur deklarata konfidenciale tek shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“ Me veprimin tuaj, duke shkelë nenin 21 të pikës 5 duke marrë deklarata. Eksperti juaj ka bartur deklarata të shefit të Intelegjencës në vendet që s’e kanë njohur Kosovën. Andaj keni bërë shkelje ligjore që nga dita e parë”, ka thënë Thaçi.

Teksa në Komision ka vazhduar debat shumë i ashpër mes anëtarëve dhe presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat