Një servil si Hajdar Beqa, tenton ta shpëtojë Thaçin në çdo mënyrë - Bota Sot
Një servil si Hajdar Beqa, tenton ta shpëtojë Thaçin në çdo mënyrë

Aktuale

Një servil si Hajdar Beqa, tenton ta shpëtojë Thaçin në çdo mënyrë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 16:32
Pamje nga mbledhja e komisionit

Anëtari i Komisionit Hetimor për deportimin e gylenistëve, Hajdar Beqa i PDK-së, ka kërkuar të lirohet presidenti Hashim Thaçi, akoma pa raportuar para Komisionit.

Beqa ka akuzuar anëtarët e Komisionit nga opozita, duke hyrë në temën e luftës, ndërsa për presidentin Thaçi ka thënë se duhet të respektohet, e së këndejmi edhe të lirohet nga mbledhja e sotme.

“Presidenti të na lirojë, Komisioni t’i drejtohet Komisionit Ligjor të Kuvendit, ose Komisionit për Legjislacion për interpretim”, është shprehur deputeti i PDK-së.

Deri tash Thaçi nuk është përgjigjur në asnjë pyetje të komisionit, ndërsa ai, bashkë me deputetin e LDK-së, Anton Qunin, ka hapur temën e luftës në Komision. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...