Gashi: Minimalisht - President jopresidencial!

Aktuale

Gashi: Minimalisht - President jopresidencial!

Nga: Z.B Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:14
Arben Gashi

 

Pasi është mbyllur mbledhja e Komisionit Hetimor për Deportimin e gjashtë shtetasve turq, ndonëse ishte paralajmëruar që Thaçi t’i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Komisionit, përcjell “Bota sot”.

Në këtë Komision Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq u zhvillua edhe debat i ashpër mes anëtarëve të Komisionit dhe presidentit Thaçi.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK), Arben Gashi,  siç ka shkruar ai në një postim në Facebook, "Minimalisht - President jopresidencial! Sabotimi i punës së komisionit parlamentar për deportimin e shtetasve turq përbën - përveç shkelje ligjore përmes përdhosjes së institucionit më të lartë përfaqësues - edhe etikë të ulët".

Megjithatë, presidenti ka thënë se Komisioni duhet të sqarojë bazën ligjore të emërimit të ekspertit ndërkombëtar e më pas të procedohet me raportim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat