Presidenti Thaçi dhe anglishtja e tij! Shikoni si i drejtohet njërit prej anëtarëve në Komision - Bota Sot
Presidenti Thaçi dhe anglishtja e tij! Shikoni si i drejtohet njërit prej anëtarëve në Komision

Aktuale

Presidenti Thaçi dhe anglishtja e tij! Shikoni si i drejtohet njërit prej anëtarëve në Komision

Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:19
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi derisa po raporton para Komisionit Parlamentar për deportimin e “gylenistëve” i është drejtuar njërit prej anëtarëve që po merr pjesë në anglisht.

Jo rrallëherë presidenti e sheh të rrugës që kur flet, të ndërlidh shqipen me anglishten. As kësaj here nuk e ka lëshuar rastin. Në fillim ai i është drejtuar në anglisht deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshit duke i thënë “Po qysh s’u rrite kurrë, o baby face“.

E më pas duke e kërkuar vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, ai nisi të lexonte nenin 21, pika 2, ku sipas tij thuhet se “ekspertët thirren dhe kanë detyrime”.  Për të mos u mjaftuar me fjalën detyrime, atë e thotë edhe në anglisht duke e rritur intonacionin e zërit.

“Ekspertët thirren dhe kanë detyrime. Obligejshëns. Detyrime.” – tha Presidenti. Njëri nga anëtarët siç duket nuk e ka kuptuar për cilën pikë bëhet fjalë dhe e pyet “Pika e dytë e?“, e presidenti ia kthen me nervozizëm “Eeee! Detyrimeve“.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...