Përkujtohet Shasivar Makolli në tre vjetorin e vdekjes

Aktuale

Përkujtohet Shasivar Makolli në tre vjetorin e vdekjes

Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli – Qali, është mbajtur akademi përkujtimore.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar atë, duke thënë se ne ai hynë në kategorinë e atyre që duan atdheun pa kushte.

 "Njerëzit e dalluar të Kosovës kanë një fuqi të dyfishtë, ata na bëjnë bashkë edhe kur nuk janë më. Ishte gjithmonë aty ku kërkohej ky angazhim. Plagët e tij ia shtuan motivin për të bërë më shumë për këtë vend. Ai hyn në atë kategori ku atdheu duhet pa kushte”, tha Veseli.

Ndërkaq, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përgëzuar të gjithë për përkujtimet e veteranëve.

“Baci Adem Demaçi i kishte piktë të dobët çdo luftëtar. Njëherësh e kujtojmë atë sepse Shasivari e ka pasur pikë të dobët Demaçin. Shasivar Makolli nuk ka hise vetëm në trojet kosovare, por në të gjitha trojet shqiptare. Ai është pjesë e pandarë e UÇK-së”, tha Ahmeti.

 Migjen Shala, nënkryetar i OVL-së së UÇK-së Shasivar Makollin e kujtojnë si një njeri që gjithmonë ia ka kushtuar Kosovës. “Ai ka qenë i qeshur gjithmonë pavarësisht situatës”, tha Shala.

 Në emër të ish Unionit të studentëve të atëhershëm, Driton Lajçi ka kujtuar Shasivarin, duke thënë se atdheu  ka pasur gjithmonë heronj të heshtur.

“Ne Qalin e kemi pasur krah të djathtë gjatë aktiviteteve tona. Në dite të zeza dhe te zorshme ai ishte bashkë me Adem Demaçin”, tha Lajçi.

Gjenerali i ushtrive shqiptare, Kudusi Lame tha se Shasivar Makolli në këtë skenë ka hyrë qysh në moshën e hershme.

“Shasivari ishte gjithnjë në rrjedhën e aktiviteteve madhore, pa bërë deklarata se unë e organizova dhe bëra. Ka punuar pareshtur për fuqizimin e rezistencës kundër pushtuesve. Ishte me bindje të pa lëkundura. Ai ishte shembulli i njeriut që për kombin duhet punuar pa u kursyer”, tha Lame.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat