Quni dhe Thaçi kapen keq për luftën - Bota Sot
Quni dhe Thaçi kapen keq për luftën

Aktuale

Quni dhe Thaçi kapen keq për luftën

Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:44
Pamje nga komisioni

Pa një përfundim të qartë të ka përfunduar intervistimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në komisionin hetimor për dëbimin e shtetasve turq.

Kryesuesi i komisionit, Xhelal Sveçla e ka mbyllur diskutimin duke konsideruar se presidenti nuk është i gatshëm të përgjigjet në pyetjet e deputetëve.

Gjithë polemika ka qene pasi presidenti ka kërkuar interpretime ligjore brenda një periudhe kohore të shkurtër. Mirëpo më pas debati ka eskaluar në ofendime, akuza dhe kundër akuza rreth luftës së fundit në Kosovë.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni është shprehur se presidenti nuk duhet të frikësohet për këtë çështje, ashtu siç është frikësuar gjatë luftës.

Ndërsa, i pari i shtetit, i është kundërpërgjigjur se deputeti Quni është i fundit që mund të flas për luftën dhe ka pasur një epitet interesant për të, duke e cilësuar Boshko Buha.

Debati Quni-Thaçi:  Zotëri president unë e di që ju jeni frikësuar gjatë luftës

“Zotëri president unë e di që ju jeni frikësuar gjatë luftës, por nuk e kuptoj që ju frikësoheni në paqe. Pse frikësoheni sot. Ju lutem të jeni korrekt të bashkëbisedojmë që është në interesin të gjithëve. Thaçi:  Frikacak dihet kush ka qenë, por jam duke ju kursyer...kush është tut, kush nuk është tutur, kush e ka mbajtur një këmbë në Shqipëri dhe një brenda e din gjithë populli. Kush i ka dorëzuar katër mijë armë për një vikend shumë mirë e din. Dhe kush ka ikur. Ju e dini shumë mirë se çka thojnë ushtarakët Serbë se ku e kanë përjetuar ferrin dhe Vietnamin. Shuj se nuk jeni kanë aty hiç...  ti zotëri Boshkobuha, ti kur flet për luftë, mos u djersit, se je kanë ka fundi”, i tha Thaci Qunit.

Për temën e luftës pati debat edhe më tutje.

Në vazhdimin e debatit rreth luftës në Koshare, deputeti Quni i tha deputetit të PDK-së Hajadar Beqaj se gjatë luftës prej frike e ka mbajtur në prehër, pasi siç konsideron, Beqaj është frikësuar.

Beqa: Ti je kanë në luftë Koshare, por je kanë me korrospodencë. Ke ardhur në luftë vetëm në tre muaj. Quni” Unë e di që ju vetëm kur e keni bërë një udhëtim me mu në liqenin e Komanit, aq shumë jeni frikësuar sa është dasht me të mbajtur në prehën është dashur me të qetësuar me të marr me të mirë. Ju keni qenë një frikacak e keni shfrytëzuar autoritetin e atyre që kanë dhënë jetën”, tha ai.

Për këtë çështje ndërhyri dhe deputeti tjetër i LDK-së Driton Selmanaj.

Mirëpo, ashpër  i reagoi deputeti Beqaj, duke i thënë se është një analfabet funksional.

Beqaj-Selmanajt: Je një analfabet funksional

“Ti Driton nuk din asgjë je një analfabet funksional i cili ke thanë që je ma i mençmi në komision dhe e ke lanë me humbë mandatin”, u shpreh deputeti Beqaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...