Tregoi se pse nuk e viziton varrin e Rugovës, Tërmkolli ka dy fjalë për Kurtin

Aktuale

Tregoi se pse nuk e viziton varrin e Rugovës, Tërmkolli ka dy fjalë për Kurtin

Nga: A.ZH Më: 26 prill 2019 Në ora: 18:18
Ibrahim Rugova, Albin Kurti

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ka folur edhe për arsyen se pse nuk e viziton varrin e presidentit Ibrahim Rugova.

Tërmkolli ka thënë se pajtohet me Kurtin, kur thotë se vizita te varri i Rugovës nga kundërshtarët e tij politikë, nuk tregon shenjë respekti dhe as pajtueshmëri me punën dhe veprën kolosale kombëtare të tij.

Ajo poashtu ka thënë se pajtohet me Kurtin edhe se vizita e Kurtit të varri i Rugovës, nuk duhet të jetë kusht për bashkëpunimin mes LDK-së dhe VV-së, përcjell Bota sot.

Por, ish-deputetja ka pyetur se pse i duhet Kurtit koalicioni eventual me LDK-në.

Reagimi i plotë i Tërmkollit:

Dy fjalë për Albinin!

Në intervistën e mbrëmshme në emisionin “Pressing” të T7, Albin Kurti, kur foli për Presidentin Rugova, ishte më se i sinqertë dhe tejet konsekuent në ideologjinë e tij, të cilën, është provuar sa herë që e ka shumë më të rëndësishme se shtetin. Pajtohem plotësisht me të, se në ditët e sotme vizita (homazhi) te varri i Presidentit Rugova nga kundërshtarët e tij politik, nuk tregon shenjë respekti dhe as pajtueshmëri me punën dhe veprën kolosale kombëtare të Presidentit Rugova. Po ashtu pajtohem se kërkesa e ndonjë zyrtari të LDK-së që i bëhet Kurtit për ta vizituar varrin e Presidentit Rugova, si kusht për bashkëpunim me VV-në është “ jo normale” dhe është fyese ndaj Presidentit Rugova. Aq më pak për këtë t’i kërkohet llogari Kurtit. S’ka pse i kërkohen gjëra të tilla askujt.

Vetëm në një gjë “gabon” Albini në këtë rast, dhe duke gabuar e shpërfaqë fytyrën dhe qëllimin e vërtetë edhe në raport me Presidentin Rugova. Kjo ka të bëjë me faktin se pse po i duhet sot Albinit bashkëpunimi, e madje edhe ndonjë koalicion eventual me LDK-në ?!” Unë e di pse! Besoj edhe ju e dini!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat