Natyra Kuçi ia kthen Albin Kurtit, i cili ironizoi me PSD-në – “Nga krastitja e degëve të shëndosha, trungu s’prodhonte fryte me”

Aktuale

Natyra Kuçi ia kthen Albin Kurtit, i cili ironizoi me PSD-në – “Nga krastitja e degëve të shëndosha, trungu s’prodhonte fryte me”

Më: 26 prill 2019 Në ora: 18:21
Albin Kurti dhe Natyra Kuçi

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, i është kundërpërgjigjur liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Teksa Kurti, mbrëmë ironizoi me të larguarit nga partia, duke thënë se “pema për tu rritur duhet ujitur dhe trungu për të dhënë frute duhet krasitur”, zëdhënësja

Kuçi e ka një shpjegim tjetër. Ajo përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se “nga krasitja e degëve të shëndosha, trungu s’prodhon fryte më”, duke aluduar tek Kurti.

“Nga krastitja e degeve te shendosha, trungu s’prodhonte fryte me ?”, ka shkruar Kuçi.

Më shumë se një vit më parë, dhjetëra persona ishin larguar nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndër ta kryetari i atëhershëm i VV-së, Visar Ymeri, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, 12 deputetë të Kuvendit, dhe dhjetëra aktivistë të kësaj partie.

Përveç që partia e Kurtit, ishte mbetur pa kryetarin e saj, duke u tkurrur në vetëm 19 deputetë, nga 32 sosh sa i kishte, asaj i ishin humbur edhe dy qeverisje komunale në Kosovë, nga tri sa i kishte gjithsejt.

Komuna e Prishtinës, dhe ajo e Kamenicës, tanimë nuk qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje, teksa kjo parti udhëheq me vetëm atë të Prizrenit.

Të larguarit nga Lëvizja Vetëvendosje, ishin inkuadruar në Partinë Socialdemokrate (PSD), të cilën e kishin reformuar rrënjësisht.

Shpend Ahmeti ishte zgjedhur kryetar i saj, teksa kjo parti tanimë numëron 12 deputetë dhe udhëheq me plotë 2 kryetarë komunash.

Përkundër këtyre largimeve të mëdha dhe të njerëzve që në VV, kishin pasur pozita kyqe, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, veçmas Albin Kurti, vazhdimisht thoshte se largimet e tyre nuk janë serioze dhe nuk e dëmtojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat