Haxhiu e quan palaço presidentin Thaçi

Aktuale

Haxhiu e quan palaço presidentin Thaçi

Më: 26 prill 2019 Në ora: 20:22
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka quajtur presidentin e vendit, Hashim Thaçi palaço.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se nuk pajtohet me atë që thonë se presidenti Hashim Thaçi nuk tha asgjë sot gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq.

“Në fakt dëshmitari Thaçi për me mbulu përgjegjësinë e tij dhe involvimin e tij në gjithë procesin e dëbimit të shtetasve turq, sillej si palaço”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje Haxhiu ka shkruar se “Çdo ditë e tij në krye të presidencës, krijon pasiguri më të madhe për qytetarët!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat