Si ndodhi që Agim Ramadani t’i kthehej Kosovës për të luftuar gjatë 1999? – flet Xhafer Gashi

Aktuale

Si ndodhi që Agim Ramadani t’i kthehej Kosovës për të luftuar gjatë 1999? – flet Xhafer Gashi

Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:07
Agim Ramadani

Zëvendëskomandanti i Betejës së Koshares, dhe njëri ndër miqtë më të mirë të heroit, Agim Ramadani, Xhafer Gashi, ka rrëfyer për momentin kur të dy së bashku kishin vendosur të kthehen në Kosovë për të luftuar.

Gashi për Blic, ka thënë se rënia e familjes Jashari, kishte qenë momenti kyç, ku Agim Ramadani, kishte vendosur që përfundimisht të vijë në Kosovë dhe të luftojë kundër forcave serbe.

”Me Agimin përfundimisht lëvizja për liri ka qenë në Shqipëri, më 11 mars pas rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes,  dhe Epopeja që ndodhi në Prekaz”.

”Më kujtohet kur Agimi më tha ”nuk mjafton të rrijmë, por duhet të shohim çfarë po ndodhë atje” dhe ”është momenti t’i kthehemi atdheut tonë”, ka thënë Gashi në rrëfimin e tij emocionues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat