“Gjermania është brutalisht prezentë edhe në përkrahjen e taksës edhe në përkrahjen e zotit Haradinaj“

Aktuale

“Gjermania është brutalisht prezentë edhe në përkrahjen e taksës edhe në përkrahjen e zotit Haradinaj“

Më: 27 prill 2019 Në ora: 00:04
Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se Samiti i Berlinit ka për qëllim të fuqizojë politikën e dobësuar të Kosovës.

Haxhiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ky samit është i ndërtuar në bazë të ftesës së Ramush Haradinajt, i cili ka kundërshtuar idenë e zotit Thaçi.

“Edhe pse në pamje të parë është e padukshme, [Gjermania] është brutalisht prezentë edhe në përkrahjen e taksës edhe në përkrahjen e zotit Haradinaj”.

Ai ka thënë se SHBA e Gjermania kanë mosmarrëveshje në një sërë çështjesh siç janë Irani, Rusia, Ukraina, Polonia dhe disa probleme tjera që kanë të bëjnë me Këshillin e Sigurimit.

“Një prej problemeve që i shtohet këtyre përplasjeve Gjermani-Amerikë është edhe Kosova. Zakonisht periferia është viktimë e përplasjeve të mëdha”, tha ai.

Haxhiu ka thënë se nuk beson që Amerika ka interes të jetë prezentë në Samitin e Berlinit, pasi siç thotë ai Amerika i ka dhënë mandat Gjermanisë të rregullojë çështjet e Ballkanit.

“Gjermania shtatë vite ka humbur kohë për të ndërtuar një marrëdhënie relaksuese mes Serbisë dhe Kosovës e që është dashur të përfundojnë në një marrëveshje, për të cilën edhe Merkel, Thaçi, Mustafa e Vuçiq e kanë përfunduar me marrëveshjen e Acociacionit që doli të jetë e pasuksesshme”.

Gazetari dhe analisti ka thënë se procesi i Berlinit ka pasur disa pika që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik dhe eliminimin e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe Turqisë, por tashmë edhe kjo është e dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat