Çfarë ndodh në Kosovë sot?

Aktuale

Çfarë ndodh në Kosovë sot?

Më: 27 prill 2019 Në ora: 07:55
Ilustrim

Këto pritet të jenë ngjarjet e ditës për sot.

09:00

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Obelisku i të Pagjeturve me rastin e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

09:00 – 11:00

Një grup i arbëreshëve të Kroacisë, përfshirë studentë e nxënës, vizitojnë katedralen “Nëna Tereza” (ora 09:00); Ministrinë e Diasporës (10:30) dhe Muzeun Kombëtar (11:00). (Prishtinë)

11:00

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë organizojnë Programin e shkëmbimit të nxënësve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë “Si n’shtëpinë tënde”, me qëllim integrimin e tyre në sistemin arsimor. (Hotel “City”, Prizren)

11:00

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Ferizaj, mban Kuvendin Zgjedhor, me ç’rast do të zgjidhet kryetari, Kryesia dhe organet e tjera drejtuese. (Restorant “Fitorja”, Ferizaj)

11:00

“Let’s Do It Kosova” dhe Komuna e Deçanit organizojnë aksion pastrimi dhe mbjellje fidanësh në fshatin Drenoc. (Drenoc, Deçan)

11:30

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bën homazhe të Obelisku i të Pagjeturve në nderim të 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë).

12:00

Mbahet tubim përkujtimor për shënimin e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. Marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë)

20:30

Ansambli i Armatës së ShBA-së për Evropë mban koncert. (Kino “Lumbardhi”, Prizren).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat