Familjarët: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Beogradit për të pagjeturit

Aktuale

Familjarët: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Beogradit për të pagjeturit

Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:11
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj me familjarët e të pagjeturve

(E plotësuar) - Dita e të Pagjeturve të Kosovë ka nisur me homazhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj tek Obelisku i të Pagjeturve në sheshin "Ibrahim Rugova" në Prishtinë.

Ata vendosën kurora me lule dhe takuan nga afër familjarët e të pagjeturve që ishin prezent për të bërë homazhe. Por nuk u prononcuan për media.

Shoqatat dhe familjarët e të pagjeturve nuk u shprehën edhe aq të kënaqur me atë që udhëheqësit vendorë kanë bërë për këto 20 vite për zbardhjen e fatit të të pagjeturve tyre.

Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Çerkini tha se nuk është bërë mjaftueshëm nga shteti i Kosovës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Duke thënë se shpresa asnjëherë nuk largohet deri në gjetjen e familjarëve të tyre tha se nuk besojnë që Serbia do të bashkëpunojë në gjetjen e familjarëve të tyre, edhe pse trupat e të pagjeturve më së shumti ndodhen në shtetin serb.

Çerkini: Nuk mund të jemi të kënaqur deri të gjendet edhe i fundit

“Ne nuk mund të jemi të kënaqur derisa të gjendet edhe i fundit... Nuk kanë  bërë aq sa kanë mundur të bëjnë, ku është faji dhe ku duhet të thuhet gjithmonë qeveritarët, pushtetarët tanë thonë se ndërkombëtarët kanë më shumë punë në dorë, kurse ne shkojmë shumë ngadalë në ato gjëra që ndoshta është dashur me i shpejtuar shumë më shumë se deri më tani…Sa besojmë që do të kryhen ato të cilat flasin shumë jam të pakta, pse janë të pakta sepse deri tani sa ka premtuar Serbia asgjë nuk ka realizuar. Merre me mend vitin e kaluar me një radarë për 12 ditë asnjë punë se ka bërë edhe pse dihet se janë varrezat masive më të mëdha në Serbi”, tha Çerkini.

Kryetari i Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës,  Ahmet Grajçevci tha se adresa e vetme për të pagjeturit mbetet Beogradi për çka kërkoi trysni ndaj shtetit serb nga bashkësia ndërkombëtare.

Grajçevci: Bashkësia ndërkombëtare të shtoj trysnin ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

“Shumë gjëra e kanë adresën në Beograd nuk e kanë më në Kosovë, në Kosovë ne kemi hulumtuar dhe kemi zbuluar 605 varreza masive duke llogaritur 3 persona e tutje e deri në 150 persona. Tash mendoj që bashkësia ndërkombëtare do të bëjë një trysni shumë të madhe mbi shtetin serb për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, meqë adresa e fundit është Serbia” , tha ai.

Gjatë ditës së sotme krerët më të lartë të shtetit do të bëjnë homazhe tek Kompleksi Memorial në Mejë të Gjakovës, ku do të mbahet edhe tubimi përkujtimor  për shënimin e 27 prillit, Ditës së të Pagjeturve.

Thaçi e Haradinaj bëjnë homazhe tek Obelisku i të Pagjeturve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj kanë bërë homazhe tek Obelisku memorial i të Pagjeturve në sheshin "Ibrahim Rugova" në Prishtinë.

Ata kanë vendosur kurora lule dhe kanë takuar nga afër familjarët e të pagjeturve që ishin prezent për të bërë homazhe. Por nuk u prononcuan për media.

Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Çerkini tha se nuk është bërë mjaftueshëm nga shteti i Kosovës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ai u shpreh se nuk do rreshtin duke punuar në këtë drejtim deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur.

Ahmet Grajçevci tha se adresa e vetme për të pagjeturit mbetet Beogradi për çka kërkoi trysni ndaj shtetit serb nga bashkësia ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat