Haradinaj: Të pagjeturit, plagë e hapur e dhembje e vazhdueshme

Aktuale

Haradinaj: Të pagjeturit, plagë e hapur e dhembje e vazhdueshme

Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:50
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme prej 20 vitesh.

Pasi bëri homazhe së bashku me presidentin Hashim Thaçi, Haradinaj zgjodhi rrjetin e tij social Facebook për të premtuar se institucionet e vendit nuk do të rreshtin së kërkuari të pagjeturit dhe drejtësi për viktimat e luftës.

“Të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për secilin nga ne, tash e njëzet vjet. Institucionet e vendit nuk do të rreshtin së kërkuari të pagjeturit dhe drejtësi për viktimat e luftës. Plagët e konfliktit të fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë”, shkroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat