Përmbyllet programi i shkëmbimit të nxënësve mes Kosovës dhe Shqipërisë

Aktuale

Përmbyllet programi i shkëmbimit të nxënësve mes Kosovës dhe Shqipërisë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 13:28
Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini

Me qëllim të integrimit të nxënësve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë në sistemin arsimor, atij të qytetarisë dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, është përmbyllur programi dy javor i shkëmbimit të nxënësve, ‘Si në shtëpinë tënde”, mes Ministrisë së Arsimit së Kosovës (MASHT) dhe Ministrisë së Arsimit në shtetit shqiptar(MASR).

Me këtë rast, u theksua se iniciativa të tilla janë inkujaruese në mënyrë që të shkëmbehen sa më shumë përvoja të mira mes nxënësve.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini tha se qëllimi kryesor i realizimit këtij programi ka qenë  që të njohin sa më mire qytetet dhe shkollat e dy shteteve në mënyrë që bashkëpunimi të jetë sa më i dobishëm për nxënësit.

Shahini: Qëllimi kryesor ishte që të njohim sa më mirë me njëri-tjetrin

“Qëllimi kryesor i këtij programi ishte që të njohim sa mirë qytetët e njëri-tjetrit, shkollat e njëri-tjetrit. Në këtë formë të kuptojmë sa më mirë se si jetohet në anën tjetër të kufijve. Pra, jemi të gjithë pjesë e sistemit të njëjtë arsimor, punojmë në shkolla të ndryshme në anë të ndryshme të kufijve”, tha ajo.

I kënaqur me realizimin e këtij programi u shpreh dhe zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Eset Sahiti, u cili u shpreh se iniciativa të tilla janë inkurajuese për të vazhduar bashkëpunimin dhe në vitet e tjera.

Sahiti: Duhet të kemi një arsim të përbashkët

“Kjo ide dhe metodë është inkurajuese për të vazhduar dhe në vitet e tjera, pasi që të rinjët tanë dhe ne vet kemi nevojë që të kemi më shumë lidhje me vëllezërit tanë, me të cilët padrejtësisht na ndau historia. Ne jemi një popull dhe kemi një histori, një komb e një flamur dhe duhet të kemi një arsim të përbashkët. Nga këtu e kam obligim të them që bashkëpunimi ynë duhet të thellohet në gjitha fushat tjera të shkencë”, tha zëvendësministri Sahiti.

Mjaft të lumtur me këtë projekt u shprehen dhe vet nxënësit që ishin pjesë e tij.

Nxënësi nga Elbasani, Gjoni Shkëmbi tha se përmes kësaj kanë arritur që të marrin njohuri me të thella për qytetet dhe rininë e Kosovës.

Shkëmbi: Kjo miqësi ka me vazhduar për shumë vite

“Kjo miqësi që kemi krijuar ka për të vazhduar dhe për shumë vite me radhë. Përveç miqësisë që kemi krijuar, patëm mundësinë të vizitojmë dhe vende me kulturë historike kulturore, ku përmend varrezat e familjes Adem Jashari, fshatin e Isa Boletinit dhe shumë vende të tjera”, u shpreh nxënësi nga Elbasani.

Kurse, për nxënësin nga Mitrovica, Lorenc Sadiku ky programi i ka mundësuar që të marrin përvoja të ndryshme.

Sadiku: Ky program është i mirëpritur

“Programi i shkëmbimit të nxënësve nga Kosova dhe Shqipëria është një program i mirëpritur nga dy vendet. Program i cili na bëri ne të marrim përvoja të ndryshme nga fusha të ndryshme. Si nga fusha e shkollës, ashtu dhe nga fusha e jetës”, u shpreh ai.

Mes emocinesh ishin dhe shumë nxënës të tjerë të cilët u shprehen se programi i shkëmbimit të nxënësve do t’iu shërbejë shumë.

Në fund për gjithë nxënësit në këtë program, iu ndan mirënjohje për pjesëmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat