Nasim Haradinaj publikon shumat e pagesave për FARK-un

Aktuale

Nasim Haradinaj publikon shumat e pagesave për FARK-un

Më: 27 prill 2019 Në ora: 15:21
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka publikuar një dokument që dëshmon për pagesën e pjesëtarëve të FARK-ut të cilët kanë qenë pjesë e UÇK-së.

Dokumenti është lëshuar gjatë kohës së luftës, saktësisht në mars të vitit 1999 dhe është nënshkruar nga Halil Bicaj i cili në atë kohë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas këtij paga më e lartë ka qenë 1000 marka gjermane për eprorët e lartë dhe komandantët e brigadave, ndërsa paga më e ulët është 350 marka gjermane për pjesëtarët e personelit me shkollë të mesme.

Kohëve të fundit po zhvillohet një debat për pjesëtarët e FARK-ut të cilët për shkak të pagesës që kanë marrë gjatë dhe pas luftës po etiketohen si mercenarë.

Ndryshe, pjesëtarët e tjerë të UÇK-së që nuk kanë qenë pjesë e FARK-ut nuk e kanë marrë këtë pagesë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat