Pas debatit në komision, flet psikologu i njohur: Gjendja e Thaçit e rënduar, afër zonës së narcizmit e sadizmit

Aktuale

Pas debatit në komision, flet psikologu i njohur: Gjendja e Thaçit e rënduar, afër zonës së narcizmit e sadizmit

Nga: A.M. Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:57
Hashim Thaçi

Sociologu dhe psikologu, Avni Rudaku, ka analizuar sjelljen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë raportimit në komisionin hetimor gjatë ditës së premte.

Në një postim në Facebook, Rudaku ka shkruar se presidenti Thaçi duhet që të lërë politikën, pasi që gjendja e tij është rënduar psikologjikisht.

Po ashtu, ai ka shkruar se “Njerëzit që qeshin vetëm me foret e veta janë afër zonës së narcizmit e sadizmit”

Postimi i plotë:

Profili psikologjik i Hashim Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi duhet ta lë politikën. Është rënduar psikologjikisht. Shumë cinik e ironik. Shumë tallës, shpërfillës, me të qeshura falso që rezultojnë me lëvizje e mbyllje të shpejta të dy buzëve. Qeshte vetëm kur sulmonte të tjerët. Qeshte, më së shumti, vetëm nga shakatë e veta.

Njerëzit që qeshin vetëm me foret e veta janë afër zonës së narcizmit e sadizmit. Shumë politikanë kosovarë qeshin vetëm me foret e veta dhe në llogari të tjetërkujt.

Hashimi ishte shpërfillës në kodin e mirësjelljes. Tregoi se kur ia gjen dikujt hallin, e sakaton. I mungon empatia, mëshira, mirësia.

Është shumë i stresuar, nervoz, hakmarrës, në komunikimet e tij me rivalët dhe ish të larguarit prej tij.

Hashimi, pasi po u ikë temave, pse duhet të dalë para Komisionit?! Rri, mos dil fare! Dërgoja një letër me shkelje ligjore që pretendon dhe mbylle me kaq! Edhe eksperti me lidhje interesi me anëtarin e Komisionit, Sami Kurteshin, ishte penallti për epërsi për Thaçin. Ai u kapë aty ku ndihej i fortë!

Hashimi u pa me të djeshmen se kënaqet me "viktimat" edhe pas fitores. S'ka mëshirë edhe pas përfundimit të lojës.

Personalisht dhe njerëzisht, kur e vazhdon sulmin e golin edhe pasi ka mbaruar loja, më dukesh i pashpirt, sadist, narcist...

Hashimi e vazhdonte lojën kur veçse ishte mbyllur akoma pa u ulur në karrige të Komisionit Parlamentar. Dilte në terrenin e luftës, aty ku ende e ka pikën e tij më të fortë dhe rivalët nuk e kuptonin situatën dhe humbën lojën e u shndërruan në "viktima", me përjashtimin e vetëm profesional e politik nga anëtari Frashër Krasniqi... Ky i fundit ka krijuar model të keq të politikanit që grushton, por dje, vetëm dje, shkëlqeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat