Kolona të gjata në kufi, pritje disa orëshe në Merdare e Mutivodë

Aktuale

Kolona të gjata në kufi, pritje disa orëshe në Merdare e Mutivodë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 22:42
Pamje nga kolonat

Ardhja dhe kthimi i kosovarëve që jetojnë jashtë vendit ka shkaktuar kolona të gjata nëpër pikat kufitare.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet në Merdare arrijnë deri në mbi katër orë.

Këto pritje po shkaktohen në dalje të territorit të Kosovës, teksa janë krijuar kolona me gjatësi deri në dy kilometra.

Pritje ka edhe në Mutivodë, teksa mërgimtarët janë bllokuar në kolona deri në tre orë.

Aty kolonat e veturave kanë arritur deri në 1 mijë e 700 metra.

Image

Gjendje pak më e mirë është tek Dheu i Bardhë ku pritjet arrijnë deri në 40 minuta.

Sipas zyrtarëve të MPB’së, pritjet më të gjatë po shkaktohen nga pala serbe e cila është duke punuar me vetëm një sportel dhe nga kontrollet e panevojshme të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat