Haradinaj uron besimtarët për Pashkët ortodokse

Aktuale

Haradinaj uron besimtarët për Pashkët ortodokse

Më: 28 prill 2019 Në ora: 10:33
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka thënë se kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës dhe të së drejtës.

“Shqiptarëve ortodoksë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sinodit të shenjtë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët”, ka shkruar Haradinaj në urimin e tij.

“Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës dhe të së drejtës dhe na shërben si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores. Me shëndet Pashkët ortodokse!”, thuhet në urimin e Haradinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat