Hoti: Plani për korrigjim të kufijve do te mbyllet si ide në Berlin

Aktuale

Hoti: Plani për korrigjim të kufijve do te mbyllet si ide në Berlin

Nga: A.M. Më: 28 prill 2019 Në ora: 13:25
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti,  beson që plani për korrigjim të kufijve do te mbyllet si ide në Samitin e Berlinit.

Po ashtu, në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se “neve na duhet një marrëveshje me Serbinë që e bënë përgjithmonë të pamundshëm konfliktin në mes të dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merre përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Samiti i Berlinit eshte ngjarje me rendesi per te filluar nje dinamike te re drejt normalizimit te marredhenieve ndershteterore ne gjithe Ballkanin Perendimor.

Duke e ditur qendrimin e Gjermanise lidhur me dialogun ne mes te Kosoves dhe Serbise, besoj se plani i mbrapshte per korrigjim te kufijve do te mbyllet si ide.

Neve na duhet nje marreveshje me Serbine qe e bene pergjithmone te pamundshem konfliktin ne mes te dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merre pergjegjesine per krimet e bera ne Kosove.

Duke e korrigjuar i kufirit nuk sigurohet nje marreveshje e tille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat