Hoti: Ministri i Jashtëm duhet të dorëhiqet nëse ndjehet përgjegjës për dështimet

Aktuale

Hoti: Ministri i Jashtëm duhet të dorëhiqet nëse ndjehet përgjegjës për dështimet

Më: 28 prill 2019 Në ora: 14:58
Afrim Hoti

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti konsideron se nëse ministri i Punëve të Jashtme ndjehet përgjegjës për dështimet e shtetit të Kosovës në politikën e jashtme, duhet të dorëhiqet.

Sipas tij, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet në këtë fushë. Në intervistën 45 minuta për KosovaPress, Hoti thotë se duhet të ndryshohet qasja e diplomacisë së Kosovës.

Sipas profesor Hotit, ka mungesë të jashtëzakonshme të njohjeve dhe qasja e diplomacisë kosovare është e gabuar, andaj duhet të ndryshohet.

Hoti: Kemi mungesë të jashtëzakonshme të njohjeve

“Nëse kemi provuar në UNESCO, nëse kemi provuar në INTERPOL, nuk kemi provuar në Këshillin e Evropës, nuk kemi provuar në gjashtë, shtatë, tetë, nëntë agjensione të tjera në kuadër të Kombeve të Bashkuara, të cilat nuk kërkojnë apriori anëtarësimin në OKB, mendoj se kemi mungesë të jashtëzakonshme të njohjeve atëherë duhet të marrim sinjal të qartë se ky është drejtimi jo i duhur, është qasje e gabuar e diplomacisë kosovare e cila duhet të ndryshohet, duhet të ristukrurohet me shpresën se rezultatet nuk do të mungojnë”, thotë ai.

I pyetur se a duhet të angazhohen në diplomacinë e jashtme më shumë, përfshi këtu edhe presidentin dhe kryeministrin, Hoti thotë se të gjithë kanë përgjegjësi, dhe se e gjithë qasja duhet të ndryshohet.

Sipas tij, në rrethana të tilla kur ka aq shumë dështime në diplomacinë e jashtme dhe mos-anëtarësime në organizata të huaja, ministri i Jashtëm do të duhej të dorëhiqet.

Hoti: Ministri i Jashtëm duhet të dorëhiqet nëse ndjehet përgjegjës për dështimet

“Presidenti është bartës i politikës së jashtme është akteri kryesor në kuadër të politikës së jashtme, bashkë me kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme, mendoj që qasja duhet të ndryshohet, ndoshta, nëse dikush ndjehet përgjegjës në këtë rast ministri i jashtëm(të dorëhiqet), pse jo, sepse në fund ne duhet të ndërtojmë institucionet dhe autoritetet bazuar në vlera dhe jo individ. Mendoj që është përgjegjës, është minimumi i përgjegjësisë, nëse dështojmë një herë, dy herë, në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, në marrje të njohjeve, atëherë duhet dikush të jap përgjegjësi për këtë dështim dhe qasja institucionale e shtetit duhet të ndryshojë, në mënyrë që të adaptohen parametra të tjerë të koordinohemi më shumë me shtete të caktuara, dhe të jemi më aktiv në aplikimin në organizata të ndryshme”, thotë ai.

Në dështimet e Kosovës në politikë të jashtme, Hoti përmend edhe ndikimin e Serbisë, që sipas tij, ka qenë e ditur që nuk do të rrijë e heshtur në këtë drejtim.

Por sipas tij, politikanët kosovarë nuk kanë qenë të konsoliduar mirë as brenda e as jashtë dhe kanë ndërmarrë veprime të ngutshme që kanë sjellur pastaj rezultate negative.

Hoti është përgjigjur edhe rreth taksës 100%.

Sipas tij, taksa e ka arritur efektin e saj, por që e njëjta nuk duhet lejuar të kthehet në dëm të Kosovës, sa i përket humbjes së partnerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat