Veprimtari i njohur ia përmend tradhtitë me rend Ramush Haradinajt

Aktuale

Veprimtari i njohur ia përmend tradhtitë me rend Ramush Haradinajt

Nga: N.Sh Më: 28 prill 2019 Në ora: 15:20
Ramush Haradinaj

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, të titulluar “ëndrra e Ramushit – Froni”, thotë se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i është shndërruar në sëmundje kronike egoja dhe ambicia për pushtet.

Bajraj thekson se, Haradinaj ishte i gatshëm të jap gjithçka që të prek ëndrrën e tij.

Sipas tij Haradinaj e kërkoi fronin me muskuj e popullizëm, haraç e kërbaç, me djegje e vandalizëm e deri në djegie të pronës publike shtetërore.

“U identifikua si "gardian" i ruajtjes së Integritetit territorial të Republikës së Kosovës, me theks të veqant, Demarkacionin me Malin e Zi dhe kthimin e mbi 8200km katror, përkatësisht Kullën dhe Qakorrin”, shkruan ai, duke treguar se çka ndodhi pastaj.

“U bë bashkë me Kadrin, Fatmirin e Albinin, për t'a rrëzuar Kryeministrin Mustafa dhe për të shkuar në zgjedhje t'parakoshshme, dhe kjo u arritë, kuptohet me skenarin & suportin e SHIK-ut kriminal”, shkruan ai.

Ja shkrimi i plotë:

Image
Fatmir Bajraj

Ëndrra e Ramushit - Froni!

Kauzën për shtet, e dorëzoi për pushtet - "Rambo"!

Në sëmundje kronike ishte shndërruar egoja dhe ambicja për pushtet e Kryeministrit Haradinaj, i cili ishte i gatshëm; t'bëj & t'jap gjithçka, vetëm e vetëm t'prek ëndrrën :

Hipja n'fron !

Fronin e kërkoj me muskuj e popullizëm, me haraq e kërbaq, me djeg'je e vandalizëm, deri në shkatërrim të pronës publike e shtetërore, Institucioneve të Rendit dhe Ligjit dhe sulmeve fizike mbi Titullarët...!

- U identifikua si "gardian" i ruajtjes së Integritetit territorial të Republikës së Kosovës, me theks të veqant, Demarkacionin me Malin e Zi dhe kthimin e mbi 8200km katror, përkatësisht Kullën dhe Qakorrin,

- U identifikua si lojtar i rëndësishëm dhe "beden" i pakapercyshëm në ruajtjen edhe shtrirjen e sovranitetit kushtetues në gjithë vendin dhe ndalimin e kalimit të "Zajednicës" n'Parlamentin e Kosovës, duke e kthye t'njëjtin në arenë gazi, tymi e baroti...!

- U identifikua në luftëtar t'pa epur për lirit, të drejtat dhe interesin qytetar, për çfarë ngulmonte në zgjedhje t'parakohshme që t'nxjerrë në opozitë LDK-në dhe PDK-në kriminale n'kapje të shtetit, bashkë me Albinin e Fatmirin, por

Ç'ndodhi:

U bë bashkë me Kadrin, Fatmirin e Albinin, për t'a rrëzuar Kryeministrin Mustafa dhe për të shkuar në zgjedhje t'parakoshshme, dhe kjo u arritë, kuptohet me skenarin & suportin e SHIK-ut kriminal.

Deri ditën e fundit, kishte propaganduar nxjerrjen e SHIK-ut (Lexo : PDK-në), nga pushteti dhe do shkapte shtetin nga kapësit e PRONTO-së, por n'minutat e fundit, pranon ofertën e PDK-së ( Hashimit e Kadrisë) që t'jet kandidat i koalicionit PAN për Kryeministër, ofertë të cilën Ramushi s'mund t'a refuzonte në asnjë mënyrë, ngase nuk donte t'a shuante ëndrrën e vet për pushtet.

I harroj të gjitha premtimet, dhe bashkëdrejtoj fushatën e PAN-it me kriminelet n'kapje të shtetit, duke dal grupimi (koalicioni) fitues i zgjedhjeve por i varur nga koalicionimi edhe me tjerët ; shqiptarë e jo shqiptarë...!

U bënë bashkë me pakicat, përfshi edhe Listën Srpska, si e vetmja mundësi për t'a bërë Qeverinë pa LDK-në dhe VV-në.

U bë bashkë me kriminelet serb rreth Millan Radojqiqit dhe Presidentit serb Vuqiq.

Në anën tjetër, si koncesion për postin e Kryeministrit, pranoj kushtin nga Hashimi e Kadria, që t'hjek dorë nga kompetencat kushtetuese ekzekutive të Kryeministrit, dhe t'i le n'dorë fatin e vëndit, Hashim Thaqit & Co, si dhe t'voton çfardo që i sjellë n'Parlament Kadria & Co, përfshi edhe Demarkacionin me Malin e Zi, gjë që ndodhi pa hamendje të Kryeministrit Hardinaj !

U moren vesh se Kryeministri të merret me detyrat e shtëpisë, dhe kaq...!

Pra i ndanë punët privatisht : Si Halili & Rrahmani !

Ramushi merret me paranë publike të takasapaguesve, asetet nacionale, punësimet familjaro-nepotiste, zhvatje, krim e haraq, deri në abuzimin me falje borgjesh publike dhe rritje pagash të vetit dhe bashkëpunëtorëve,m e arsyetimin se rritja e pagës i duhesh për këmisha ...!

Presidenti & Kryeparlamenari , pushtuan fushën e transfereve të mëdha ; kontrabandimin e integritetit teritorial me armikun, sollën idenë e shkëmbimit të teritorëve, alias ndarjën dhe copëtimin e Kosovës për t'fituar dy adute që s'i kishin shkue n'mendje kujt :

Njohjën nga Serbia dhe çmimin Nobel për paqë !

Tani Ramush Kryeministri, shkon sikur "Muça pas daive" dhe le t'improvizon shtetarin e bën argatin Hashimit e Kadrisë, çmim ky për fronin e Tij dhe prekjën e ëndrrës së sëmuar patologjike-pushtetin...!

Për neve, bëhët mirë dikur, pasi t'plotësohen e t'pëmbushën egotë dhe xhepat e pushtetarëve n'shtet-kapje (PAN-i)

Durim & kurajo deri atëherë, populli im durimtarë e qendresëtarë !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat