Qeveria e Kosovës i mbylli kazinot, por pronarët e tyre gjejnë një “zgjidhje” alternative

Aktuale

Qeveria e Kosovës i mbylli kazinot, por pronarët e tyre gjejnë një “zgjidhje” alternative

Më: 28 prill 2019 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Është bërë pothuajse një muaj prej se Qeveria e Kosovës mbylli të gjitha kazinotë në vend.

Por, jo të gjithë u pajtuan me këtë vendim. Pronarë kazinosh nga Kosova, kanë filluar ta shikojnë mundësinë që veprimtarinë e tyre ta zhvillojnë në Maqedoninë e Veriut, raporton KTV.

Një kazino, përmes faqes së saj në Facebook, i ka njoftuar klientët se shumë shpejt do të zhvendoset në Bllacë. Dhe se do të sigurojnë transport falas nga të gjitha komunat e vendit.

Për këtë lokal të braktisur në hyrje të fshatit Bllacë, banorët thonë se kanë shprehur interesim kosovarët, të cilët duan ta shfrytëzojnë si kazino.

Por, banorët e fshatit me shumicë shqiptare, kanë thënë se nuk do ta lejojnë hapjen e asnjë kazinoje.

Njëri nga ta, këshilltar komunal, thotë se Komuna e Quqerrsandevit është e vendosur që të mos japë leje pune për këtë veprimtari.

Qeveria e Kosovës mori vendim të mbyllen të gjitha kazinotë dhe lojërat e fatit, pas dy vrasjeve që kishin ndodhur në Lipjan dhe Suharekë. Më pas, Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, miratoi ligjin i cili ndalon lojërat e fatit për 10 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat