Këto tema pritet të diskutohen në Samitin e Berlinit!

Aktuale

Këto tema pritet të diskutohen në Samitin e Berlinit!

Më: 28 prill 2019 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Presidenti Thaçi pret zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi, Kryeministri Haradinaj optimist.

Do të mblidhen përsëri në Berlin.

Në takimin e 29 prillit, liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të bisedojnë për problemet e sfidat që ka rajoni.

E këtë të diele, për këtë takim është deklaruar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ditë më parë, për këtë temë ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ishte deklaruar optimist për takimin e Berlinit.

Një ditë para fillimit të këtij takimi, profesori Rrahman Paçarizi tregon se çfarë mund t’i kërkohet Kosovës në Samitin e Berlinit.

Ndërkaq sipas analistit Artan Murati, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Macron, si organizatorë do të përpiqen të zhbllokojnë dialogun Kosovë-Serbi.

Por, Murati thotë se përveç taksës, në këtë Samit pritet të marrë fund edhe ideja e korigjimit të kufirit.

Në anën tjetër, Paçarizi e sheh si problematike mos koordinimin e zyrtarëve shtetëror para takimit të së hënës.

Samiti i Berlinit që do të mbahet me 29 prill, do të bashkojë liderët e Kosovës dhe Serbisë në takimin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat