Haradinaj merr pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Haradinaj merr pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Më: 28 prill 2019 Në ora: 20:50
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, ka udhëtuar sot për në Berlin, për të marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perendimor ku të ftuar janë liderët rajonal. Për Kosovën dhe Serbinë, janë ftuar presidentët dhe kryeministrat.

Ky takim ka të bëjë me zhvillimin e rajonit në përgjithësi, zhvillimin ekonomik, por gjithashtu edhe me aspiratat e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, pjesë e diskutimit do të jetë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Kryeministri Haradinaj e ka vlerësuar këtë ngjarje si një iniciativë të rëndësishme.

“Ky takim, është mundësi unike për udhëheqësit e këtyre vendeve që të flasim për sfidat dhe aspiratat drejt rrugës euro – atlantike, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për problemet, që shumë vende i kanë ndarë për një kohë të gjatë. Kosova në vazhdimësi ka luajtur rol konstruktiv karshi përgjegjësive të saja për fqinjësi të mirë dhe në raport më rrugën integruese”, ka thënë kryeministri Haradinaj duke shtuar se ky takim, i thirrur në këtë format dhe nga liderët më me peshë të BE-së, tregon edhe njëherë qartë domosdoshmërinë e përfshirjes së fuqive të mëdha, në zgjidhjen e temave të hapura në Rajon.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetëveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj!

Gjatë qëndrimit në Berlin kryeministri Haradinaj, përvec pjesëmarrjes në këtë samit do të zhvillojë takime bilaterale si dhe do të ketë takime edhe me diasporën e atjeshme shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat